Bizneset
Ekspozimi i kompanive kosovare në Swissbau, ka rëndësi strategjike
"Ekspozimi i kompanive nga Kosova në panairin Swissbau është i një rëndësie strategjike, për shkak të qasjes më të lehtë në këtë treg në aspektin gjeografik dhe të lehtësirave të tjera, por edhe të përfitimeve që sjell ky treg"
Arjeta Pozhegu është drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës/SHPDK. Kohëve të fundit përpunuesit kosovarë të drurit janë mjaft aktivë sa i përket pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare të kësaj dege. Me rastin e pjesëmarrjes së SHPDK në panairin më të madh të përpunimit të drurit në Zvicër, Swissbau, albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me zonjën Pozhegu.
Albinfo.ch: Shtatë kompani nga Kosova që merren me përpunimin e drurit dhe prodhojnë produkte nga më të ndryshme po marrin pjesë në panairin më të madh të industrisë së drurit dhe ndërtimit në Zvicër, Swissbau. Pse është e rëndësishme kjo pjesëmarrje si ekspozues?

Arjeta Pozhegu: Prej kohësh, kompanitë e Kosovës e synojnë tregun evropian, e në veçanti atë zviceran. Ky synim është jo vetëm shtysë e bizneseve për më shumë fitime, por nevojë që vjen nga zgjerimi i këtyre bizneseve, nga rritja e kapaciteteve të tyre dhe e cilësisë e standardeve të prodhimeve që janë shumë të përafërta, për të mos thënë të njëjta, me prodhimet ndërkombëtare. Ekspozimi i kompanive nga Kosova në panairin Swissbau është i një rëndësie strategjike, për shkak të qasjes më të lehtë në këtë treg në aspektin gjeografik dhe të lehtësirave të tjera, por edhe të përfitimeve që sjell ky treg. Kompanitë e Kosovës e kanë përpunuar mjaft këtë treg dhe faktori kyç në këto arritje ka qenë bashkëpunimi i ngushtë me Diasporen tonë që punon e jeton në Zvicër.
A është hera e parë që ata marrin pjesë?
Është hera e tretë që SHPDK-ja organizon pjesëmarrjen e kompanive kosovare në panairin Swissbau. Për disa kompani, është hera e parë që marrin pjesë si ekspozues, ndërsa disa të tjera kanë qenë pjesëmarrëse që në vitin e parë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe panairit Swissbau.
Çfarë rezultatesh kanë pasur kompanitë nga pjesëmarrja në Swissbau?
Kompanitë kosovare që kanë marrë pjesë më herët në Swissbau si ekspozuese i kanë pasur menjëherë rezultatet pozitive. Përveç krijimit të kontakteve biznesore dhe krijimit të një perceptimi të mirë për industrinë e drurit të Kosovës tek tregu evropian, ata kanë arritur të depërtojnë në një treg të duhur dhe strategjik për eksport. Së dyti, ekspozimi nga firmat kosovare në panairet ndërkombëtare bën që më pas, shumë blerës, individë ose kompani, ta vizitojnë Kosovën, pasi ajo hun në listën e tyre të vendeve me rëndësi për blerjen e produkteve nga druri. Vetë promovimi i industrisë së drurit në këto panaire zgjon kurreshtjen e blerësve të huaj potencialë.
Kemi disa raste kur nga takimet gjatë ekspozimit në Zvicër apo Gjermani, blerësit e huaj, për shembull zviceranë apo gjermanë, kanë ardhur në Kosovë dhe kanë kërkuar të takohen edhe me kompani të tjera për produkte të caktuara që u nevojiten apo për të cilat shprehin interesim. Në këtë rast, shoqata jonë i prezanton këta blerës të huaj potencialë edhe më anëtarë të tjerë të shoqatës dhe në varësi të ecurisë së bisedave apo interesimit dypalësh ata arrijnë marrëveshje bashkëpunimi dhe eksporti në vendet e BE-së.
A marrin pjesë kompanitë e Kosovës nga industria e drurit në panaire ndërkombëtare të tjera?
Po, qe 6 vjet SHPDK-ja organizon ekspozimin e kompanive kosovare kryesisht në panaire të ndryshme relevante për sektorin në dy shtete: Gjermani dhe Zvicër. Në janar të 2020, kompanitë kosovare po prezantohen njëkohësisht në këto dy shtete. Përveç shtatë kompanive që janë në Swissbau, katër të tjera nga Kosova marrin pjesë si ekspozuese në panairin më të madh evropian të mobilierisë IMM në Këln, Gjermani.
Përse është e rëndësishme për këto kompani, por edhe për SHPDK, pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare?
SHPDK-ja bashkëpunon ngushtë me kompanitë dhe i orienton projektet sipas kërkesave që vijnë nga vetë kompanitë dhe duke u bazuar në trendet e zhvillimit dhe planet strategjike në nivel të industrisë, duke synuar tregjet e duhura. Pjesëmarrja me nivel të lartë në këto ekspozime rezulton në mundësi eksporti për kompanitë kosovare, kryesisht në vendet e BE-së. Gjithashtu, kjo pjesëmarrje ndikon pozitivisht në debalancin tregtar të import-eksportit në Kosovë, pra i jep një shtysë të fuqishme zhvillimit ekonomik të vendit. Kompanitë që zhvillojnë eksportin zhvillohen edhe vetë, rriten më tej, shtojnë numrin dhe rrisin cilësinë e produkte duke krijuar vende të reja pune.
Kështu, pjesëmarrja në këto panaire indirekt sjell efekte pozitive në shoqëri dhe shtet, duke siguruar standard më të mirë jetesë për të gjithë të involvuarit ne këtë industri, por edhe më gjerë.
Cilat janë avantazhet e kompanive të Kosovës që i bëjnë ato tërheqëse për tregun evropian?
Avantazhet e firmave të Kosovës janë: cilësia, dizajni dhe fleksibiliteti i prodhimit, raporti cilësi-çmim, por më e rëndësishmja, kreativiteti dhe inovacioni që sjellin tek klientët duke ua përshtatur produktet dëshirave dhe kërkesave të tregut. Shpirti i ndërmarrësisë dhe afarizmit është tipar dallues i yni dhe ia vlen ta lavërdojmë.
Cilat janë produktet për të cilat shquhen këto kompani?
Kompanitë do të ekspozojnë produkte si: kuzhina, dyer e dritare, shkallë dhe shtëpi të parafabrikuara nga druri. Shumica tashmë e kanë tregun në Zvicër, por qëllimi është të shtohet klienta dhe të shndërrohen në qendër të prezantimit të produkteve të reja për blerësit ekzistues dhe potenciale dhe të fuqizohen lidhjet e bashkëpunimit.
Po roli i shoqatës për këtë sektor, cili është?
Roli i SHPDK-së është të shndërrohet në zë të fuqishëm të kësaj industrie, që prodhuesit kosovarë të njihen në vendet e BE-së përmes promovimit dhe krjimit te imazhit sa më të mirë. Brenda këtyre dhjetë viteve të fundit, industria e drurit të Kosovës ka qenë dhe është faktor me rëndësi strategjike në realizimin e shumë projekteve dhe sjelljen e produkteve nga më të ndryshmet për vendet e BE-së.
Shoqata vepron dhe do të veprojë në mbrojtjen dhe mbështetjen e plotë të industrisë së përpunimit të drurit. Kjo është dhe arsyeja përse është themeluar kjo shoqatë, me vullnetin e mirë dhe përkrahjen e vazhdueshme të mbi 50 kompanive nga Kosova në vitin 2004.
Të tjera nga Bizneset

“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
- 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë
- AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
- “Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












