Të tjera
Askush nuk do të mund t`i shpëtonte një rrëzimi të tillë helikopteri
Sipas CNN, kushtet klimatike nuk kishin qenë të duhura për udhëtim me helikopter.
Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin tragjik të rrëzimit të një helikopteri, si pasojë e të cilit humbi jetën legjenda amerikane Kobe Bryant dhe tetë persona të tjerë të dielën në mëngjes, duke thënë se ai po fluturonte shumë ulët dhe çuditshëm.
Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli në Los Anxhelos.
41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas.
Kushtet atmosferike, mjegulla, re të dendura dhe dukshmëria e ulët, të dielën në mëngjes nuk i plotësonin standardet minimale për fluturim dhe Departamenti i policisë në Los Anxhelos i kishte ulur në tokë të gjithë helikopterët e tij, sipas CNN. Kjo mund të ketë çuar në rrëzimin e helikopterit.
Dëshmitarët kanë treguar se si helikopteri i Bryant po fluturonte shumë ulët dhe dukej të ishte në vështirësi.
“Nuk tingëllonte në rregull. Po fluturonte shumë ulët. E pashë duke u rrëzuar dhe duke shpërthyer. Ama ishte e vështirë të vërehej qartë, sepse ishte mjegull”, tha dëshmitari Jerry Kocharian.
Helikopteri u zhduk në mjegull dhe Kocharian thotë ta ketë dëgjuar shpërthimin dhe ta ketë parë zjarrin.
“Askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj”, shtoi ai.
Një dëshmitar tjetër tha ta ketë dëgjuar një shpërthim masiv dhe pas një qetësie disa sekondash, e kishte parë një zjarr të madh në kodrën e Calabasas.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













