Lajme

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, me protokoll bashkëpunimi

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar sot në Tiranë protokollin e bashkëpunimit të ndërsjellë për periudhën 2020-2021.

Ky protokoll, i cili u nënshkrua nga kryetari i ASH-së, akademik Skënder Gjinushi dhe kryetari i ASHAK-së, akademik Mehmet Kraja, mbështetet në marrëveshjen kuadër të bashkëpunimit ndërakademik dhe ka për synim të përcaktojë përparësitë e bashkëpunimit për periudhën dyvjeçare në vijim, shkruan Koha.net.

Ndër përparësitë kryesore të këtij protokolli janë: ringritja e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe dhe kujdesi për një rregullim shkencor e ligjor të përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare si dhe disa aktivitete të tjera të përbashkëta.

Protokolli përmban zotime të drejtpërdrejta për një sinergji shkencore ndërakademike dhe mundëson edhe bashkëpunime me institucione të tjera shkencore në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në botën arbëreshe, përcjell Albinfo.ch.