Lajme
Garching: Hapet klasa me mësim plotësues në gjuhën shqipe
Në Garching, afër Munihut, hapet klasë në gjuhën shqipe
Më 1 shkurt 2020 në Garching, qytet e landit të Bavarisë, u hap shkolla shqipe me mësim plotësues, në prani të kryetarit të LAPSH-it në Bavari, z. Milazim Ukaj, sekretarit Avdi Kolukaj, mësueses zonja Valentina Coli, të Këshillit të Prindërve: Bashkim Halilaj, Miftar Krasniqi, Driton Basha, Shqipe Basha dhe në prani të mysafirëve e prindërve të nxënësve.
Ceremoninë e hapjes së shkollës shqipe në këtë qytet e bëri zonja Shqipe Basha, kurse fjalën e mori z. Bashkim Halilit, i cili i përshëndeti të pranishmit, kryetarin Milazim Ukaj, sekretarin Avdi Kolukaj dhe mësuesen Valentina Coli, ku ndër të tjera tha: “Është një kënaqësi e madhe që fëmijët tanë, tash e tutje, do ta ndjekin mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Garching, të cilët do të mësojnë për identitetin, vlerën kombëtare dhe atdheun e tyre”!
Më këtë hapje solemne të klasës me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Garching, jo vetëm që po shtoni seriozitet dhe vetëdije të lartë te bashkëkombësi ynë, po njëkohësisht po jepni porosi të qartë tek të gjithë bashkëkombësit mërgimtar, që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollën shqipe. Andaj më lejoni ta falënderoj Këshillin e Prindërve dhe t’i inkurajoj për angazhimin dhe vullnetin e tyre të përkushtueshëm, për këtë kauzë të shenjte e të veçantë për komunitetin e mërgatës sonë shqiptare, gjuhën shqipe! Po ashtu dëshiroj që edhe qytetet e tjera ta ndjekin shembullin tuaj, sa humane, aq edhe kombëtare, tha Ukaj!
Të pranishmit i falënderon edhe mësuesja Valentina Coli, e cila u zotua se do të jetë e përgjegjshme në detyrën e shenjtë që iu besua dhe ndershmërisht do të punojë me nxënës, ku do t’i nxisë për ta ruajtur gjuhën shqipe dhe përmes saj kulturën, identitetin shqiptar. Ndërsa sekretari i LAPSH-it, Avdi Kolukaj, e falënderoi Këshillin e Prindërve për punën e palodhshme të tyre dhe nxënësve u dëshiroj një fillim të mbarë shkollor!
Në emër të LAPSH-it, kryetari Ukaj dhe sekretari Kolukaj, nxënësve të cilët për herë të parë do të vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe u ndau abetare dhe u premtuan se do t’i kenë dhuratë për mësimnxënie librat e dërguara nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj Të qenit në gjendje të flasësh një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës është një domosdoshmëri për... -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën -
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike











