Shqipëria
Shqiptari humb jetën në burg të Francës, familjarët thonë se e vranë
Një shqiptari ka vdekur në burg të Francës, autoritetet thanë se ai u vetëvar, ndërsa familjarët dyshojnë se e kanë masakruar
Është bërë e ditur se një 36-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur në një burg të Francës. Sipas raportimeve thuhet se ai ishte në procedura për të marrë azil kur edhe u gjet pa shenja jete në qelinë e tij, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi sipas familjarëve të M.R. është bërë me vonesë. Ata nuk janë njoftuar në rrugë zyrtare për vdekjen e familjarit të tyre.
Sipas autoriteteve franceze, shqiptari është vetëvrarë. Por, familja e 36-vjeçarit ka dyshime të forta se ai është vrarë, shkruan tch.
Motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg. “Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo.
Njoftimi është bërë me një javë vonesë. Autoritetet franceze thonë se është vetëvrarë më 31 janar, por familjarët kanë dyshime të forta që është dhunuar nga gardianët e burgut.
Fotot tregojnë hematoma në trup dhe plagë në kokë. E motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg. “Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo. Vetëm pasi ka shkuar vetë në morg, ka arritur të konstatojë shenjat e dhunës.
Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t`i asistuar.
M.R., lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit.
Por ndërkohë, ai ka përfunduar në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, si gjithmonë ka pretenduar pafajësinë, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale Në kantonin e Graubündenit po diskutohet vendosja e masave më të ashpra ndaj trafikut të devijuar... -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private













