Kosova
30.000 euro borxh: Agjencisë kosovare i konfiskohet sërish autobusi në Gjermani
Autobusi i konfiskuar, me vlerë prej rreth 20 mijë eurosh do të mbahet nga dogana derisa në një kohë të afërme, të mos bëhet pagesa e borxhit nga ndërmarrja e përmendur
Një agjenci kosovare e udhëtimeve kishte borxhe të papaguara në shumën prej afër 30 mijë eurosh, ndaj autoriteteve tatimore të Gjermanisë, shkruan dpa.de. Për këtë arsye, zyrtarët e Doganës në njësinë e kontrollimit në Lindau kanë konfiskuar në një parking të autostradës 96 autobusin e kësaj agjencie.
Gjashtë udhëtarët që ndodheshin në këtë autobus u transportuan me një automjet të angazhuar enkas për këtë rast, transmeton albinfo.ch. Ndërsa autobusi i konfiskuar, me vlerë prej rreth 20 mijë eurosh do të mbahet nga dogana derisa në një kohë të afërme, të mos bëhet pagesa e borxhit nga ndërmarrja e përmendur.
Është interesante të theksohet se edhe në dhjetor të vitit të kaluar, doganierët në pikën e njëjtë të doganimit kishin konfiskuar një autobus tjetër të po kësaj agjencie. Për këtë rast kishte shkruar edhe albinfo.ch.
Siç dihet, dogana është e autorizuar që, në kuadrin e kontrollimeve që u bën shtetasve të huaj të zbatojë në vend të ngjarjes borxhet që ata i kanë autoriteteve tatimore të Gjermanisë dhe në rast nevoje, të konfiskojë objekte
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












