Lajme
Policia maqedonase ndalon dhjetëra migrantë
Policia në Maqedoninë e Veriut ka zbuluar 53 migrantë të fshehur në një kamion, në rajonin kufitar juglindor.
“Shoferi i kamionit është arrestuar, pasi ai dyshohet të jetë pjesë e një bande trafikimi. Ai është shtetas maqedonas”, tha policia përmes një njoftimi.
Kamioni u ndalua gjatë një kontrolli rutinor në afërsi të qytetit Valandovë, që ndodhet në afërsi të kufijve të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë.
Migrantët, për të cilët besohet se kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme nga Greqia, u dërguan në qendrat e paraburgimit në Shkup dhe në qytetin kufitar të Gjevgjelisë.
Ata pritet të deportohen përsëri në Greqi.
Në vitin 2015 është mbyllur ajo që quhej “Rruga Ballkanike”, të cilën mijëra migrantë e përdoren për të kaluar nga Greqia në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas në ato të Evropës Perëndimore.
Megjithatë, mijëra migrantë ende përpiqen ta bëjnë këtë rrugë, duke paguar kontrabandistët.
Policia e Maqedonisë së Veriut thotë se në tri javët e para të këtij viti janë zbuluar gjithsej 1.365 migrantë, që kishin hyrë në vend në mënyrë të paligjshme.
Vitin e kaluar, policia ndaloi më shumë se 24.500 migrantë të kalonin kufijtë në mënyrë të paligjshme, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











