Sport
Peja së shpejti bëhet me shtatore të Majlinda Kelmendit
Kur Kosova kishte ngecur në fusha si ajo politikës dhe diplomacisë, padyshim se sporti ishte rruga e saj më e suksesshme në periudhën pas shpalljes së Pavarësisë.
Kjo falë sportistëve të talentuar dhe të përkushtuar për të korrur suksese nëpër botë, shkruan Klan Kosova.
Në mesin e shumë atletëve të suksesshëm kosovarë, mund të veçohet emri i xhudistes Majlinda Kelmendi e cila i solli Kosovës medaljen e parë të artë dhe të vetme [deri më tani] nga Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Rio de Janiero në vitin 2016.
Për arritjet e xhudistëve kosovarë shkruan gazetat më prestigjioze nëpër botë, madje një ekip erdhi enkas nga Japonia për të zhvilluar një dokumentar ku Kelmendi ishte në qendër të vëmendjes.
Pas shumë rastesh ku ajo ia zdriti fytyrën Kosovës me suksese, tani në vendlindjen e saj në Pejë do të vendoset shtatorja e Kampiones Olimpike.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur Driton Kuka përmes një shkrimi në Facebook, i cili ka shtuar se me rastin e përurimit të shtatores, prezent do të jetë edhe Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.
“Institucionet në vendlindjen e Kampiones Olimpike në Pejë mirëkuptojnë kërkesën e Federatës dhe ndajnë vendin meritor për ngritjen e shtatores. Të nderuar do jemi me ardhjen e Kryetarit të IJF-së dhe mikut tonë Marius Vizer dhe ideatores për shtatore në kuadër të IJF-së”.
Përurimi i kësaj shtatore pritet të bëhet me 28 shkurt të këtij viti, në ora 11:00, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë Kryesia Qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) ka bërë të ditur se një dokument... -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












