Kosova
Kosova ende e paprekur nga koronavirusi, 33 raste negative
33 raste nga shkurti kanë rezultuar negative
Kosova vazhdon të qëndrojë e paprekur nga ky virus.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga data 8 shkurt deri 1 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 33 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 (coronavirus) dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Sipas IKSHPK, nga data 1 shkurt deri me 1 mars nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1,223 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 322 udhëtarë, Vërmicë 367, Merdare 461, Hani i Elezit 22, Dheu i Bardhë 37, Kullë 7 dhe Qafë Morinë 7 udhëtarë.
“Sot, në ANP ‘Adem Jashari’ ekipet mjekësore të aeroportit bashkë me QKMF – Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veter inës të mbështetur nga ekipi i IKSHP-së kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC dhe tek asnjëri nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes”, njofton IKSHPK, transmeton Telegrafi.
Më tej në njoftim thuhet se, udhëtarët janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpitë e veta, të evitojnë kontaktet e afërta me persona, të evitojnë përshëndetjen me shtrëngimin e duarve, të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve dhe në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhëtimit.
Ndryshe, në nivel global deri më 29 shkurt, janë raportuar gjithsej 87,024 raste me coronavirus dhe 2,979 raste të vdekjes.
Në BE dhe Britani të Madhe janë raportuar 1.520 raste me coronavirus dhe 31 raste të vdekjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












