Bota
Virusi Korona: Sa nxënës kanë mbetur në shtëpi
Tre të vdekurit e parë u njoftuan në Irak dhe një në Zvicër
Rreth 300 milionë nxënës në botë të privuar nga shkolla, mbyllja e bazilikës së Betlehemit, epidemia e COVID-19 ka rritur frikën në planet dhe po ndikon në ekonominë botërore, kryesisht në transportin ajror.
Itali, vatra e parë evropiane, që kaloi dje pragun e 100 të vdekur (107 të vdekur për 3 089 raste) ka mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet duke nisur nga sot deri më 15 mars.
Tre të vdekurit e parë u njoftuan në Irak dhe një në Zvicër, transmeton ATSH.
Në Korenë e Jugut, vatra e dytë e përhapjes së virusit, pas Kinës, (6 088 raste, 35 prej të cilëve kanë humbur jetën) pushimet janë shtyrë edhe për tre javë në shkolla, përcjell albinfo.ch.
Japonia ka dekretuar një ndalim për çdo person që vjen nga Kona dhe Koreja e Jugut, ndërkohë që Australia ka ndaluar hyrjen e të huajve që kanë qëndruar së fundi në Korenë e Jugut.
Tridhjetë e gjashtë vende kanë vendosur tashmë një ndalim të plotë në territoret e tyre për të ardhurit nga Koreja e Jugut”, sipas ministrisë koreano-jugore të Punëve të Jashtme.
Njëzet e dy vende të tjera kanë marrë masat e karantinës.
Tokio njoftoi gjithashtu shtyrjen e presidentit kinez, Xi Jinping parashikuar në pranverë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












