Lajme
21 vjet burg për ata që kanë koronavirusin e dalin në rrugë
Shtetasit italianë të konfirmuar si mbartës të koronavirusit të ri mund të përballen me akuza për vrasje nëse ata lëvizin lirshëm nëpër rrugë, pavarësisht se ndaj tyre është dhënë urdhër për të qëndruar në karantinë. Pacientët e dyshuar se janë mbartës të COVID-19 janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda në zona të izoluara, në të kundërt janë gjobitur me një gjobë rreth 206 euro.
Por tashmë me masat e reja të ndërmarra ato do të përballen me akuza shumë më të rënda nëse infektojnë dikë gjatë shëtitjeve të tyre në rrugë. Mediat italiane bëjnë me dije se këto persona do të akuzohen për vrasje me dashje dhe mund të qëndrojnë në burg deri në 21 vjet.
“Nëse jam i infektuar, e di që jam dhe kërkoj të kem ende kontakte me njerëz të tjerë pavarësisht nga mundësia e transmetimit të infeksionit, atëherë hyn në fuqi dhe akuza”, u shpreh Franco Coppi për Corriere della Sera.
Sakaq, në një konferencë shtypi disa ditë më parë kryeministri italian Giuseppe Conte e shpalli të gjithë territorin e vendit “zonë të kuqe”, duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë lëvizje në rrugët e qyteteve. Kujtojmë që deri më tani numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në 12 mijë, midis tyre 1045 persona janë shëruar, ndërsa rreth 827 persona kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival













