Shkurt.ch
Ushtria zvicerane mund të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit
Forcat e armatosura të Zvicrës thanë se këtë të shtunën janë të gatshme për të ndihmuar në betejën kundër pandemisë së koronavirusit, e cila ka infektuar më shumë se 1.000 njerëz në vend, transmeton albinfo.ch.
Ushtria do të vendosë nga e hëna një nga katër batalionet e saj spitalore, tha shefi i ushtrisë, Thomas Sussli, në një komunikatë.
Batalioni do të kryejë një “shërbim special për sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithëve”, shkroi ai.
Ndërsa nuk sqaroi shërbimin specifik që do të ofrohej, ai theksoi se më shumë se 90 për qind e personelit në batalionet spitalore të Zvicrës “punojnë në profesione të tjera, por kanë trajnime të kujdesit bazë të njohura nga civilët, të marra nga ushtria”.
Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, i tha AFP-së se batalioni, i përbërë nga 500 deri në 600 vetë, do të jetë i përgatitur të mbështesë punën në spitalet në gjithë vendin, nëse kërkohet.
Sipas numërimit të fundit, rreth 1,200 njerëz janë infektuar në vendin e vogël alpin dhe shtatë kanë vdekur nga virusi, shkruan The local.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut,... -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran














