Kosova
Deputeti i PDK-së tregon pse mbështetën rrëzimin e Qeverisë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për 50 ditë si kryeministër Albin Kurti rrënoi besimin e qytetarëve që e votuan e shpresuan në të.
“Rrezikoi interesat strategjike të Republikës së Kosovës dhe shkundi marrëdhëniet tona me SHBA-të. Nuk përfilli askënd dhe asgjë, veç egos së tij. Përçau politikisht qeverinë, e mësyu drejt përçarjes së popullit. Nuk menaxhoi gjërat e vogla, e iu shmang menaxhimit të gjërave të mëdha”, ka thënë Tahiri, shkruajnë mediat kosovare.
“E futi Kosovën në rrugë të izolimit e dezintegrimit. Bilanci i tij për 45 ditë si kryeministër, u bë njollë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, përcjell albinfo.ch.
“Por sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë krejtësisht demokratike e kushtetuese, ndërpreu agoninë e kësaj qeverie të papërgjegjshme dhe këtij kryeministri mashtrues”.
E-Diaspora
-
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin Artisti kosovar prezanton ekspozitën e tij më të madhe dhe më komplekse deri më sot, ndërsa... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit












