Futboll
Reali dhe Ramos diskutojnë për vazhdimin e kontratës
Sergio Ramos po luan sezonin e tij të 15-të me fanellën e Realit të Madridit, kohë gjatë të cilës ia ka dalë të ngrejë lart trofe të shumtë, ndërsa me meritë prej disa sezonesh i është dhënë edhe shiriti i kapitenit, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë kontrata e mbrojtësit 34-vjeçar me klubin madrilen përfundon në qershor të vitit 2021 dhe ndonëse palët po punojnë për të rinovuar bashkëpunimin, duket se janë ende larg njëra-tjetrës, ndaj nuk përjashtohet edhe një “divorc” pas fundit të sezonit të ardhshëm.
Forma jo e mirë e Ramos gjatë dy vjetëve të fundit dhe nervoziteti që e ka penalizuar jo pak Realin në fushën e lojës, i ka bërë drejtuesit që të mos jenë fort të bindur për rinovimin me kapitenin, ndonëse negociatat vijojnë ende.
Mbrojtësi spanjoll kërkon një rinovim deri në verën e 2023-shit, për të mbyllur karrierën pikërisht me Realin e Madridit, atëherë kur të ketë 37 vjet mbi supe, ndërsa Florentino Perez nuk i ofron më shumë se një vit zgjatje të kontratës, duke i kujtuar Ramosit politikën e klubit.
Në fakt Reali sipas supersport.al, nuk ofron më rinovime afatgjata për lojtarët që janë mbi 33 vjeç, ndaj nëse palët nuk do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët gjatë kësaj vere, nuk përjashtohet as një largim i menjëhershëm i Ramosit, në formë “hakmarrjeje” ndaj “Los Blancos”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










