Futboll
Konfirmohet shtyrja e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë
Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e paraparë të luhet në muajin qershor është shtyrë.
UEFA ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e kombëtareve të muajit qershor të shtyhen deri në një njoftim të ri.
Ky vendim është mbajtur në video-konferencën e mbajtur sot nga UEFA me 55 shtetet anëtare.
“Të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra që është dashur të luhen në qershor të vitit 2020 janë shtyrë deri në një njoftim të ri. Kjo përfshinë edhe ndeshjet e Play Off për UEFA EURO 2020 dhe ndeshjen kualifikuese për EURO 2021 në kategorinë e femrave”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ky vendim ka shtyrë edhe ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, e paraparë të luhej në muajin qershor në Shkup.
UEFA sot gjithashtu ka shtyrë edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih













