Lajme
Javë me temperatura pranverore në Zvicër
Gjatë kësaj jave Zvicra do të karakterizohet me mot stabil dhe me diell
Zvicra nga sot do të ketë më shumë orë me diell, por edhe vranësira kalimtare. Sa u përket fushave termike, ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros, shkruan albinfo.ch.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme, të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në 25 gradë celsius.
Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave të larta deri në 22 gradë celsius, ndërsa dita e mërkurë paraqitet si dita më e nxehtë me 25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi të ulët 1-5m/s.
Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë. /Albinfo.ch
Cyrih – temperatura maksimale 24 -25 gradë celsius

Bernë – temperatura maksimale 24 gradë celsius

Gjenevë – temperatura maksimale 23 gradë celsius

Lozanë – temperatura maksimale 21 gradë

E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation












