Bota
Si po e ‘eliminon’ Zelanda e Re koronavirusin
Kanë kaluar më pak se dy javë që kur Zelanda e Re vendosi masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, deri në ndalimin e notit në plazh apo të gjuetisë, transmeton Class.
Njerëzit ndërkohë vazhdojnë aktivitete të tjera, si ecja në këmbë apo lëvizja me biçikletë, gjithmonë nëpër lagjet e tyre, ndërsa qëndrojnë në një distancë prej 6 metrash në radhë nëpër dyqane.
U deshën vetëm 10 ditë që këto shenja po funksionojnë, ndërsa qëllimi i vendit është ai i “eliminimit” dhe jo ai i “mbajtjes në kontroll të virusit” që kanë sot shtetet perëndimore dhe SHBA-ja.
Numri i rasteve të reja është ulur për 2 ditë rresht, pavarësisht se është rritur numri i testimeve, vetëm 54 të infektuar të rinj u konfirmuan të martën dhe numri i të shëruarve ishte 65.
Kryeministrja Jacinda Ardern është e bindur se Zelanda e Re do të qëndrojë për 4 javë e izoluar, dy cikle të plota 14-ditore të inkubacionit, përpara se të lehtësojë masat. Që në fazat më të hershme të pandemisë, Ardern dhe ekipi i saj folën me një gjuhë të thjeshtë.
“Qëndroni në shtëpi. Mos kini kontakte me askënd jashtë familjes suaj. Jini të sjellshëm. Jemi të gjithë bashkë në këtë”.
Ka pasur kritikë dhe rebelë, por ka pasur një ndjenjë të qëllimit kolektiv. Më 23 mars Ardern i dha vendit 48 orë kohë për t’u përgatitur për izolimin, ndërsa kujtoi: “Kemi 102 raste. Por kështu ndodhi edhe me Italinë”.
Ngadalësimi i shpejtë i përhapjes reflektoi “një triumf të shkencës dhe të udhëheqjes”, tha Michael Baker, një nga epidemiologët kryesor të vendit.
Sfida tjetër e Zelandës së Re: Pasi të eliminohet virusi, si ta mbajë atë larg vendit?
“Vendi nuk do të lejojë hyrjet e të gjithë njerëzve derisa virusi të ketë ndaluar së qarkulluari nëpër botë apo pasi të jetë zhvilluar një vaksinë. Por, me një kontroll të rreptë kufitar, kufizimet mund të lehtësohen gradualisht dhe jeta brenda Zelandës së Re mund të kthehet në normalitet”, tha Baker.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ambasada Shqiptare: Përfaqësim i denjë nga Zvicra në Samitin e Diasporës "Diaspora shqiptare në Zvicër ishte denjësisht e përfaqësuar, falë edhe angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës në... -
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Për shkak të luftës në Iran: paralajmërohen masa kursimi dhe kufizime për vozitësit në Zvicër Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe lufta në Iran kanë rritur shqetësimet për furnizimin global me... -
Zvicër: Qeveria federale pagoi rreth 1 miliard dollarë për vaksinat Moderna dhe Novavax -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran të provoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Me 145,000 nënshkrime, u dorëzua iniciativa zvicerane për financim të qëndrueshëm -
Katër të dyshuar të tjerë akuzohen në hetimin e zjarrit në Crans-Montana













