Kosova
Hoti: Sot përmbyllen të gjitha marrëveshjet, AKR është pjesë e këtij koalicioni
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të Qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka përsëritur se Aleanca Kosova e Re, e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, do të jetë pjesë e koalicionit për formimin e Qeverisë.
Hoti tha se është mjaft i kënaqur me marrëveshjen që kanë arritur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga partitë e komuniteteve joshumicë.
“Unë jam i kënaqur me marrëveshjen të cilën e kemi bërë me AAK-në dhe me partitë e komuniteteve joshumicë. Sa më parë që i përmbyllim, menjëherë do të procedojmë. Kështu po presim që sot të mbyllim marrëveshjet e koalicionit. Nuk e di ku është saktë z.Pacolli, por AKR është pjesë e koalicionit”, tha Hoti.
Hoti tha se ka përfunduar edhe marrëveshja me Listën Serbe.
“Po, ka përfundur me Listën Serbe dhe ata do të kenë pjesëmarrje njësoj siç kanë pasur edhe në Qeverinë tash që është në detyrë”, tha Hoti.
Tutje, Hoti bëri të ditur se tashmë janë finalizuar një pjesë e madhe e bisedave me partnerët e koalicionit dhe se presin që sa më shpejt të arrijnë edhe marrëveshjet e tjera.
“I kemi përmbyllur një pjesë të madhe të bisedave me partnerët e koalicionit, kemi përmbyllur marrëveshjen me AAK-në edhe më nje pjesë të madhe të komuniteteve jo-shumicë, po presim që edhe me partnerët e tjerë të përmbyllim marrëveshjet dhe presim që sa më shpejt të dalim para Kuvendit të Kosovës dhe të kërkojmë besimin për formimin e Qeverisë”, tha Hoti para medieve.
Ai deklaroi se në ditët e para, pas arritjes së koalicionit, do të plotësojnë programin e LDK-së me atë të partive të tjera.
“Në javët e para, në ditët e para të Qeverisë do të bëjmë bashkë programet dhe do t’i paraqesim para jush. Programi i LDK-së është bazë dhe mandej do të plotësohet me programet e partive të tjera politike”, tha Hoti.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













