Lajme
Zviceriania Petra Z.: Loredana, je betuar në vajzë, thuaje të vërtetën!
Në muajin qershor, reperja Loredana Zefi do të mirret në pyetje për akuzat se ka zhvatur paratë e një çifti nga Valais.
Në një prononcim për 20 minuten, Petra Z, e cila po e akuzon Loredana Zevfin për zhvatje të parave, ka thënë se nuk ka frikë dhe se ka avokatin, i cili po kujdeset për gjithçka, përcjell albinfo.ch.
“Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë tona”, shton ajo.
Vitin e kaluar, artistja ishte akuzuar nga çifti se iu kishte marrë 700 mijë franga, rast ky, i cili u zbulua nga 20 minuten.
Majin e vitit të kaluar, Loredanes i ishte bastisur shtëpia, po ashtu ajo ishte arrestuar, intervistuar dhe liruar pas intervistimit nga policia.
Çifit pohon se që atëherë nuk ka pasur shumë zhvillime rreth kësaj ngjarjeje.
Petra Z. ka rikujtuar edhe faktin se natën e arrestimit, Loredana me ish-avokatin e saj i kishin ofruar 200.000 franga duke e shtuar shumën në 350 franga, të cilat Petra thotë se nuk i mori pas që, sipas saj, Loredana i ka borxh të paktën dyfishin e asaj shume.
Menjëherë pas kësaj, llogaritë e reperes – për të cilat thuhet se përmbajnë disa qindra mijëra franga – u bllokuan.
Zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik në Lucern, Simon Kopp, siguron se ‘hetimi po kryhet në mënyrë aktive’.
Petra gjithashtu i drejtohet reperes: “Ju gjithmonë keni thënë: ‘Betohem për Zotin, për vajzën dhe familjen time se po e them të vërtetën.’ Loredana, ju lutemi tregoni të vërtetën tani”.
Përkundër gjithë kësaj, Loredana po vazhdon të qëndrojë mes Zvicrës dhe Gjermanisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve