Lajme
Rregulla “drakonike” për rihapjen e restoranteve, pronarët nuk duan “të bëhen policë”
"Veçanërisht i habitshëm në këtë koncept është detyrimi i nikoqirëve të lokaleve që të shkruajnë emrin, mbiemrin, numrin e telefonit bashkë me datën dhe kohën e vizitës për secilin mysafir"
Pak ditë para hapjes së restoranteve dhe bareve, dega e hotelierisë ka paraqitur konceptin e saj të mbrojtjes kundër koronavirusit.
Në restorantet dhe baret që hapen të hënën e ardhshme, duhet të zbatohen masa të ndryshme mbrojtjeje: Të gjithë mysafirët duhet të japin të dhënat e tyre, të cilat do të ruhen për 14 ditë, shkruan srf.ch.
Vizitorët duhet të dezinfektojnë duart e tyre në hyrje të lokalit, transmeton albinfo.ch. Vetëm katër persona lejohen të ulen në një tryezë ndërsa në atë tryezë nuk lejohen të përzihen grupe të ndryshme të vizitorëve. Po ashtu, duhet të sigurohet distanca prej dy metrash në mes të tavolinave. Jetësimin e konceptot e bën edhe më të vështirë masa e cila parashikon që distanca në fjalë duhet respektuar edhe tek personat që qëndrojnë në banak, për të pirë.
Për personelin, koncepti i paraqitur i mbrojtjes rekomandon që të vendosin maskën mbrojtëse në rastet kur është tejkaluar numri minimal i mysafirëve në lokal. Por, as për personelin nuk parashihet detyrim për vënie të maskës në çdo rast.
Veçanërisht i habitshëm në këtë koncept është detyrimi i nikoqirëve të lokaleve që të shkruajnë emrin, mbiemrin, numrin e telefonit bashkë me datën dhe kohën e vizitës për secilin mysafir, shkruan srf.ch në një koment të saj.
Këto të dhëna personale duhet të mbahen për 14 ditë dhe, nëse është e nevojshme, të vihen në dispozicion të mjekut kantonal, përcjell albinfo.ch. Kjo do të siguronte gjurmimin e kontaktit (contact tracing) në rast se një mysafir rezulton të jetë është bartës i virusit.
Daniel Borner, drejtori i Gastrosuisse, lidhur me këtë pikëtë konceptit, thotë: “Ne rekomandojmë regjistrimin në pritjen e mysafirëve ose në tryezë. Por ne nuk jemi veçanërisht të kënaqur me këtë kërkesë të imponuar nga qeveria federale”.
Mbetet akoma e hapur nëse kjo vlen edhe për rastet kur mysafiri do të pijë një kafe, apo vetëm kur i shërbehet ushqim.
Një problem tjetër për mbajtësit e restoranteve: duhet të sigurohen që grupet e mysafirëve të mos përzihen, përcjell albinfo.ch. Mbase është e lehtë të bisedosh me disa “të huaj” në një bar – por vetëm kur ke siguruar një distancë prej dy metrash.
Por nëse nuk e mbani dot më këtë distancë, ndoshta pas birrës së dytë? Atëherë pronari merr rolin e policit?
Drejtori i Gastrosuisse Borner shprehet në mënyrë diplomatike: “Është në natyrën e gjërave që kjo rregullore, e cila nuk është e lehtë për degën tonë, mund të zbatohet dhe të respektohet më mirë në një restorant ngrënieje se sa në ambientin e një bari”.
Rregullat e reja, të përfshira në 7 faqe tekst janë aq të vështira për t`iu përmbajtur sa që, shumë pronarë restaurantesh kanë raportuar se kanë frikë nga mungesa e mysafirëve dhe për këtë arsye nuk duan t`i hapin fare restorantet e tyre.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












