Lajme
Duhen 700 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike në Kosovë
Ministria e Financave dhe Transfereve ka filluar përgatitjen e planit për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Për këtë çështje është paraparë të formohet edhe një komision.
Ky komision parashihet të ketë partneritet me shoqatat, Odat ekonomike si dhe botën akademike.
Zëvendësministri i Financave dhe Trasnfereve, Agim Krasniqi, tha për Ekonomia Online se nevojitet një bashkërendim që Pakoja e rimëkëmbjes ekonomikë të jetë funksionale dhe në drejtim të bizneseve.
“Idetë e para për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike janë përgatitur nga Ministria e Financave, ku do të marrin pjesë edhe disa ministra të linjës, janë të ftuar edhe përfaqësues të Odave dhe shoqatave dhe botës akademike. Këto ide që ka MF dhe bizneseve të vendosen brenda pakos”.
“Jemi në përgatitje të komisionit, por nuk kemi diçka konkrete. Në kuptimin e përgatitjes po, ministri ka idetë, por ato duhen diskutuar me partnerët që kjo pako të jetë funksionale dhe t’iu përgjigjet bizneseve me mundësitë që ka Kosova”, ka thënë Krasniqi.
Me tej, Krasniqi deklaroi se nevojitet edhe ndryshim i bazës ligjore për menaxhim të financave publike që Qeveria të marrë kredi dhe letra me vlerë.
Ai tha se priten deri në 200 milionë euro më pak të të hyra, derisa tha se duhet të përgatitet ”injeksioni” që në total kap shifrën prej 700 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike.
“Mund të presim rreth 200 milionë euro më pak në pjesën e të hyrave, por kur pako është e përgatitur, do të shikohet sa mjete Qeveria duhet të kërkojë prej kredimarrjes dhe burimeve të tjera ,siç janë letrat me vlerë”.
“Ato kërkojnë që të bëhen edhe disa rregullime në bazën ligjore, kryesisht ligjin për menaxhim të financave publike për të lejuar që Qeveria e Kosovës me thye rregullën që është për deficitin buxhetor për bilanci bankar dhe pjesës me kredi marrje. Këto elemente duhet t’i koordinojë me Kuvendin. Por deri në atë kohë nuk e pengon Qeverinë me marrë masa dhe me përgatit planin”.
“Krahas pakos emergjente që duhet me e mbulua rreth 189 milionë, humbjet që janë rreth 200 milionë, duhet me u përgatit pjesë e injeksionit prej 400 milionë. Në total 700 milionë duhet të jetë shifra për rimëkëmbjen ekonomike”.
Krasniqi potencoi se Pako ka për prioritet prodhimin dhe fushat që kanë kapacitet, përfshirë edhe bujqësinë.
Derisa theksoi se fokusi kryesor do të jetë ndryshimi i bilancit tregtar dhe të pagesave.
Kapacitetet financiare janë zvogëluar, kjo sipas Krasniqit dhe do të ndikojë në implementimin e Pakos Emergjente.
“Përveç idesë me përgatit një strukturim të ekonomisë, që ekonomia me shfrytëzua këtë rast që prioritet me iu jep prodhimit, fushave ku kemi kapacitetit sikur IT, apo edhe në sektorin e bujqësisë. Fokusi duhet të jetë të bimët industriale dhe të tjera që mundem me qenë më ekonomike që me u përgatit edhe për një ndryshim të bilancit të pagesave dhe tregtar duke i përdorur këto masa”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg Ai pranoi të gjitha akuzat dhe dënimin, duke ju drejtuar kryegjyqtarit në gjermanishten zvicerane: "Gjithçka është... -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët













