Kosova
Falet Fitër Bajrami, kësaj radhe më ndryshe
Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që të shmangen vizitat familjare
Namazi i Fitër Bajramit është falur si zakonisht në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, megjithatë, shumë më ndryshe se vitet e kaluara, përcjell albinfo.ch.
Myftiu Naim Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka dhënë mesazhin e tij në emër të Bashkësisë Islame në Kosovë.
“Sot jam para jush me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë, ngase është hera e parë që po ju drejtohem pa xhemat. Megjithatë sot besimtarët myslimanë kanë arsye të ndihen të gëzuar, sepse festojnë njërën prej festave më të rëndësishme në Islam”.
“Agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është themeltarë në besimin Islam. Përmes këtij ibadeti që në vete përmban sakrificën – manifestohet besimi”.
“Të gjitha këto vendime jo të lehta janë marrë në të mirë të shëndetit publik, sepse këtë e kemi edhe obligim në fenë tonë. Është urdhër nga Zoti, i cili na drejtohet duke thënë ‘Assesi mos u futni jetën tuaj në rrezik’”.
“Unë e kuptoj ndjesinë e besimtarëve që sot nuk janë në xhami për ta falur Bajramin. Ky realitet paraqet një ndjesi jo të këndshme, por është domosdoshmëri për shëndetin publik”.
Edhe në vendet e tjera besimtarët myslimanë kanë pritur më ndryshe Festën e Fitër Bajramit, për shkak të pandemisë COVID-19.
Në Durrës, shumë besimtarë kanë dalur në shesh për ta festuar, derisa është apeluar për kujdes.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja është kryer duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.
Ajo që është vënë re është se besimtarët kanë qëndruar në distancë nga njeri-tjetri, ndërkohë që tradita kërkon që në faljen e Bajramit besimtarët të rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, “që shejtani të mos hyjë në mes”.
Pas faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urimet e rastit, që kjo festë të jetë plot mëshirë, begati dhe të sjellë gëzim në zemrat dhe familjet e të gjithëve.
Ndërkohë që vizitat familjare do të shmangen për shkak të situatës që po kalon mbarë bota.
Në Maqedoninë Veriore është festuar më ndryshe, ku janë falur në xhami, por me maska.
Në xhamitë e Maqedonisë së Veriut, besimtarët myslimanë, falën sot namazin e Fitër Bajramit. Por, ndryshe nga herë të tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit, besimtarët kishin të vendosur në fytyrë maska dhe u detyruan që të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.
Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia ka bërë që Bajrami i sivjetmë të jetë më i ndryshëm dhe sipas tij, qytetarët duhet ta kremtojnë këtë festë në përputhje me rregullat e vendosura për kujdesin ndaj shëndetit.
“Është e rëndësishme të potencojmë dhe të porosisim të gjithë besimtarët që në këtë Bajram të jenë shumë të vëmendshëm në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe njëherësh të kryejnë bazën e fesë që ka të bëjë edhe me aspektin shpirtëror, afërsisë mes njerëzve edhe pse këtë vit nuk do të mund t’ua shtrijmë dorën të afërmve, por ne mund t’ua shtrimë zemrën”, thotë myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











