Lajme
BE-ja do të rihapë kufijtë e jashtëm nga 1 korriku
Bashkimi Europian do të rihapë kufijtë e saj të jashtëm duke filluar nga 1 korriku.
Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, deklaroi pas një takimi virtual me ministrat e brendshëm të unionit se shumica e qeverive të BE-së do të heqin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor, por te disa prej tyre procesi mund të zgjasë rreth një muaj dhe të përfundojë deri më 1 korrik.
“Pra, kjo do të thotë që kontrollet e kufijve të brendshëm janë hequr deri në fund të qershorit, mendoj unë. Ne duhet të konsiderojmë heqjen graduale të kufizimeve në udhëtimet jothelbësore në BE në fillim të korrikut”.
Komisionerja shtoi se ndërsa çështja e kufijve të brendshëm europianë është më e lehtë për t’u zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm paraqitet më e ndërlikuar.
“Kur bëhet fjalë për kufijtë e jashtëm, është mirë që të kemi të njëjtën qasje. Ky është një parakusht për të pasur kufij të hapur brenda Bashkimit Europian dhe zonës Shengen”, tha Johansson.
Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijve të jashtëm.
Në maj, Komisioni Europian lëshoi udhëzimet për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve brenda BE-së dhe rekomandoi 15 qershorin si datën e rihapjes, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













