Lajme
Fushata e BAG, tani me ngjyrë të kaltër: fokusohet në gjurmimin e kontakteve
Përveç rregullave ende të vlefshme dhe të provuara, fushata tani është duke vendosur në fokus të saj gjurmimin e kontakteve
Pas lehtësimit të gjerë të masave të mbrojtjes nga koronavirusi, më 6 qershor, ngjyra e fushatës së Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) është ndryshuar në blu. Ajo po ashtu përqendrohet në ndërprerjen e zinxhirit të infeksioneve, ka njoftuar BAG përmes një komunikate shtypi.
Mbajtja e një distancë të sigurt mbetet edhe në këtë fazë masa më e rëndësishme mbrojtëse me të cilën të gjithë mund të mbrojnë veten dhe të tjerët. Këshilli Federal, siç dihet, ka hequr gjobën përkatëse administrative (prej 100 frangash) për mosrespektimin e distancës në hapësirat publike.
Përveç rregullave ende të vlefshme dhe të provuara, fushata tani është duke vendosur në fokus të saj gjurmimin e kontakteve, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë synohet të mbahet nën kontroll përhapja e virusit të koronës sa më efektivisht të jetë e mundur dhe të parandalojë një valë të dytë të tij.
Gjurmimi i kontaktit është mjeti efektiv për të identifikuar dhe ndërprerë zinxhirët e infeksionit, duke gjurmuar njerëzit në kontakt me një rast të konfirmuar laboratorik ose të mundshëm të Covid-19, shkruan BAG. Aplikacioni për gjurmimin e kontakteve mund ta shkarkoni këtu: SwissCovid app
Deri më tani, fushata ka pasur një përhapje të gjerë përmes mbështetjes aktive të popullatës. Materiali i fushatës është shkarkuar rreth 500,000 herë deri më tani nga faqja përkatëse.
BAG dhe agjensia përgjegjëse për fushatën, Rod, kërkon nga pronarët e dyqaneve, restoranteve dhe farmacive që të shkarkojnë materialin e fushatës për fazën blu nga faqja e internetit: bag-coronavirus.ch dhe ta bëjnë më të dukshëm atë për punonjësit dhe klientët.
Mesazhet kryesore të kësaj faze janë:
1. Bëni testimin menjëherë nëse keni simptoma dhe qëndroni në shtëpi: https://ofsp-coronavirus.ch/check/
2. Për gjurmimin dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, është e rëndësishme të jeni në gjendje të arrini tek njerëzit me të cilët keni pasur kontakte (nëse shfaqni vetë simptoma dhe më pas keni testuar pozitivisht).
3. Nëse shfaqni simptoma , duhet vetë të qëndroni në shtëpi (= izolim); në rast se keni pasur kontakte me një person i cili ka qenë i testuar pozitiv, ju duhet (vullnetarisht!) të shkoni në karantinë.
Më shumë informata në gjuhën shqipe: LINKU
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar Këshilli Federal tani synon të porosisë më pak avionë luftarakë në mënyrë që kostot të mos... -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën














