Kosova
Mbi 26 mijë persona u testuan, afër 4 mijë të infektuar deri më tani në Kosovë
Statistikat e fundit tregojnë se Kosova ka aktualisht 1 mijë e 801 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 3 mijë e 886 raste, me 183 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.
Sipas njoftimit, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë (13 mars) e deri më sot, janë testuar 26 mijë e 39 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.
Deri tani, gjithsej 82 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Dje janë shëruar edhe 57 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2 mijë e 3 raste.
IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit Në Zvicër, rreth 16% e popullsisë raportohet të ketë konsum problematik të alkoolit, ndërsa rreth 250... -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri












