Maqedonia
Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë
Në deklaratën e fundit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia e tij është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Para turmës së mbështetësve dhe mediave, ai tha se kanë marrë mbi 100 mijë vota si dhe kanë siguruar 12 deputetë në Kuvendin e ri maqedonas.
Ahmeti tha se janë në rrugë të drejtë për mandatin e 13.
“Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate dhe jemi për mandatin e 13. Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj dhe suksese se tashmë na presin detyra të mëdha”, deklaroi Ahmeti.
Kur janë numëruar mbi 90% të votave, BDI ka marrë rreth 12% të votave. Në nivel vendi, ata janë të tretët pas koalicionit “Mundemi” të LSDM dhe vendit të dytë VMRO-DPMNE.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet













