Futboll
Valmir Sulejmani po rikthehet te Hannover
Valmir Sulejmani po rikthehet te Hannover, kështu së paku raportohet në mediet gjermane, që bëjnë të ditur se sulmuesi nga Kosova ka kryer testet mjekësore te Hannover.
Sulejmani në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Mannheim, duke luajtur në Ligën e Katërt dhe të Tretë gjermane. Edhe pse u ballafaqua me shumë lëndime, ai arriti të linte gjurmë në fushë, sa herë që paraqitej.
24-vjeçari Sulejmani e njeh mirë ambientin te Hannover, duke qenë pjesë e kësaj skuadre për shumë vjet, ku kishte mbërritur deri te skuadra A.
Te Hannover ai do të gjejë Florent Muslijan, një tjetër talent nga Kosova.
Hannover është pjesë e Bundesligës 2, dhe paraqitjet e mira atje do t’i mundësonin një ftesë nga Bernard Challandes, për t’u rikthyer te Kosova.
Kujtojmë se Sulejmani ka qenë pjesë e Kosovës në ndeshjen historike të vitit 2014 kundër Haitit në ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë./lajmi
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë Zvicra ka pasur një “nder” të dyshimtë të të qenit kombi më i shtrenjtë i Evropës... -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë?















