Lajme
Zjarr në aeroplanin e vogël që po aterronte në Bazel, tre të lënduar
Të dy pistat e aeroportit u desh të mbylleshin për një kohë të shkurtër. Ato janë rihapur pas orës 17:30, pasdite
Një aeroplan të vogël ka shpërthyer zjarri kur po aterronte në Aeroportin Bazel-Mulhouse. Avioni privat i tipit Piper PA-28 nga kompania ajrore General Aviation arriti të ndalonte pranë pistës. Kështu është bërë e ditur të enjten në mbrëmje nga Euroairport Basel-Mulhouse , shkruan sda.ch.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 të pasdites, transmeton albinfo.ch. Departamenti i zjarrfikjes ka arritur të shuante shpejt zjarrin.
Gazeta e përditshme franceze “Dernières Nouvelles d’Alsace” (ADN) ka raportuar se në aeroplan kishin qenë tre zviceranë, meshkuj, të moshave 30, 35 dhe 60 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Zëdhënësja e EuroAirport Claire Freudenberger nuk ka dashur të deklarojë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA asgjë lidhur me kombësinë e të lënduarve. Tre personat në fjalë, janë dërguar në spital.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin. Sipas gazetës ADN, zjarri kishte shpërthyer në kabinë. Të dy pistat e aeroportit u desh të mbylleshin për një kohë të shkurtër. Ato janë rihapur pas orës 17:30, pasdite.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












