Lajme
Po të bëhej bllokimi një javë më vonë, do të kishim 6000 vdekje më shumë
Por nga ana tjetër, po të ishte bërë ai shtatë ditë më parë, do të shpëtoheshin rreth 1.600 jetë njerëzish
Bllokimi (“Lockdown”)i aktiviteteve publike i bërë më 17 mars në Zvicër, ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kështu thonë të paktën hulumtuesit nga Berna.
Sipas një llogaritje mbi bazë modeli, të realizuar nga Universiteti i Bernës, një bllokim i një javë më vonë do të kishte rezultuar me rreth 6.000 vdekje të tjera, shkruan “Tages Anzeiger”.
Por nga ana tjetër, po të ishte bërë ai shtatë ditë më parë, do të shpëtoheshin rreth 1.600 jetë, transmeton albinfo.ch. Sipas versionit me vonesë, spitalet do të ishin mbingarkuar – rreth 1900 pacientë do të “konkurronin” për një shtrat në një njësi të kujdesit intensiv në të njëjtën kohë.
Epidemiologu Christian Althaus dhe kolegët e tij të universitetit në fjalë kanë zhvilluar një model të detajuar që mund të përdoret, për shembull, për të llogaritur përdorimin në njësitë e kujdesit intensiv, përcjell albinfo.ch
Duke qenë se gjatë muajit mars numri i të infektuarve katërfishohej për çdo javë, vonesa prej një dite do të thoshte rreth 500 vdekje më shumë në ditë.
Ndërkaq, në kushtet në të cilat është vepruar, me masat e ndërmarra gjatë gjithë kësaj kohe prej më shumë se 4 muajsh, në Zvicër deri më tani janë raportuar rreth 1700 vdekje nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














