Shqipëria
Italia ndihmon Shqipërinë me materiale mjekësore dhe ekip mjekësh
Në Shqipëri ka mbrritur një ekip italian i nisur nga Bari, si një ndihmë konkrete që i ofrohet Shqipërisë nga Italia, në luftën kundër Covid-19. Thuhet se pjesë e ekipit është edhe një vajzë shqiptare rritur në Itali, transmeton albinfo.ch.

Operacioni, siç raportohet nga agjencia e informacionit SIR, është brenda kornizës së mekanizmit të mbrojtjes civile të Unionit, dhe u urdhërua nga Presidenti i Këshillit të Ministrave Giuseppe Conte pas kërkesës për ndihmë ndërkombëtare të bërë nga disa vende të huaja për të luftuar efektet e virusit dhe për të kufizuar përhapjen e tij të mëtejshme.

“Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur epidemia po prekte popullsinë tonë dhe po theksonte spitalet tona, kishte vende që na ndihmuan duke na dërguar material shëndetësor dhe staf mjekësor. Në mesin e këtyre janë edhe Shqipëria e mikut tim Edi Rama që nuk do të ndalem kurrë së falënderuari për ndihmën dhe afërsinë e çmuar të treguar ndaj popullit tonë. Nuk ishte e dukshme”.

Përveç stafit, për spitalet shqiptare është përgatitur edhe një ngarkesë me maska dhe materiale të tjera mjekësore.
Ky grup i përbërë nga specialistë në trajtimin e pacientëve të prekur me COVID do të qëndrojë në Shqipëri për 15 ditë.

Kujtojmë se në fund të muajit mars Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë të cilët ofruan ndihmën e tyre ne luftën kundër COVID.

Në sajë të bujarisë së treguar ndaj Italisë në fazën më kritike të emergjencës COVID qeveria italiane po organizon gjithashtu ekipe ndihmëse edhe për Serbinë dhe Azerbajxhanin. Ekipet profesionale, do të punojnë në mbështetje të sistemit shëndetësor vendor, në mënyrë që të përmirësojnë përgjigjen ndaj luftës kundër virusit dhe trajtimit të sëmundjes në bazë të të përvojës së fituar në Itali. /Albinfo.ch.




Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje Në Gjenevë, më 6 maj 2026, organizohet një mbrëmje diskutimi që i kushtohet trajtimit të dhunës... -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë













