Lajme
Evropa përfshihet nga i nxehti
Sfidë mbajtja e maskës në temperatura deri në 40 gradë
Është bërë e ditur se një valë e të nxehtit përfshiu Europën të premten, duke mos kursyer as Gjermaninë. Sipas meterologëve, këto ditë pritet që temperaturat të rriten deri në 40 gradë në disa zona, duke u shtuar vapën ekstreme paralajmërimeve shëndetësore në kontinentin që po i druhet një rishpërthimi të dytë të infektimeve me koronavirus.
Kërkesa për akullore dhe pijet freskuese ishte e madhe në Gjermani. Plazhet dhe klubet nga Hamburgu në Mynih pritet të tejmbushen me njerëz edhe gjatë fundjavës, ndërsa i nxehti do të vazhdojë.
Madrilenët nuk e patën të lehtë të përballonin temperaturat 40 gradë, ndërsa mbanin aksesorin më të përdorur të kësaj vere, maskën. Nga e enjtja, kur edhe nisi vala e të nxehtit, masa u bë e detyrueshme.
“Fryma bëhet shumë e ngrohtë, dhe gjithashtu me syzet është shumë problem. Megjithatë kur mendon se është për të mbrojtur shëndetin, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta mbash”, thotë spanjollja Anna Gonzales.
Temperaturat e larta janë pasojë e masave të ngrohta që vijnë nga kontinenti afrikan dhe sipas meteorologëve në Spanjë do të zgjasin deri të shtunën.
Më të prekura janë rajonet qendrore dhe veriore. Edhe parizienët u përballën më vështirësi në mbajtjen e maskës në temperaturat 40 gradë. “Edhe pa maska është vështire të marrësh frymë, imagjino me to”, thonë aty.
Në Romë, ku termometri shënoi 39 gradë të premten, autoritetet u kërkuan të moshuarve dhe fëmijëve të mos dalin gjatë orëve të pikut. Agjencia meteorologjike zvicerane këshilloi qytetarët të pinë shumë ujë dhe të ushqehen shëndetshëm. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












