Lajme
Në nderim të 1 Gushtit shpaloset flamuri më i madh zviceran në botë
Flamuri peshon 750 kilogramë dhe ka dimensionet 80 X 80 metra
Flamuri më i madh i Zvicrës është shpalosur sërish edhe këtë vit për nder të 1 Gushtit në pjesën ballore të shkëmbit të malit Säntis, në Zvicrën lindore.
Flamuri është dërguar në mal të mërkurën në mbrëmje duke përdorur gondolën (teleferikun e madh). Pastaj flamuri që peshon 750 kilogramë është hedhur në anën ballore të shkëmbit.
Përafërsisht 20 punëtorë kanë ndihmuar në vendosjen e flamurit. “Njerëzit e përfshirë në këtë projekt i janë dhënë me shumë pasion kësaj pune”, thotë për hallowil.ch Rosie Forrer, menaxhere e projektit të flamurit zviceran në Säntis. Një nga vështirësitë ishte shpalosja e saktë e flamurit. Të kujtojmë, bëhet fjalë për flamurin me dinensione 80X80 metra.
Ndërkaq, si zakonisht, sfida më e madhe është moti. Këtë vit punëtorët ndjehen të bekuar me motin e mirë që i përcolli gjatë vendosjes së flamurit. “Këtë vit do të jetë e vështirë të çmontohet këtë vit sepse moti duhet të ndryshojë për të keq pas festës kombëtare”, ka thënë Forrer.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














