Lajme
Zvicër: Sa ka ndikuar pandemia në çmimet e qirave
Qiratë e zyrave në Zvicër u ulën me 3.3% në tremujorin e dytë të vitit, sipas një indeksi. Sidoqoftë, qiratë e banimit nuk janë prekur nga Covid-19
Ndryshimi më i madh në tarifat e hapësirave të zyrave ishte në zonat më të shtrenjta: rreth Liqenit të Gjenevës, qiratë zbritën me 4.7% në prill, maj dhe qershor, ndërsa në Cyrih, rënia ishte 3.9%, përcjell albinfo.ch.
Statistikat u botuan të premten nga grupi i hulumtimit dhe konsulencës Fahrländer, të cilët shkruajnë se “megjithëse tregu i hapësirave të zyrave është i fortë, pasiguria në lidhje me atë se si mund të zhvillohet pandemia dhe ndikimi i saj po bën që bizneset të veprojnë me kujdes”.
Në tremujorin e parë të vitit, çmimet kishin rënë për herë të parë në tre vjet.
Sidoqoftë, në tregun e shtëpive, situata duket krejt ndryshe, raporton Fahrländer. Këtu, çmimet ishin “të pa ndikuara” nga pandemia, madje u rritën, përcjell albinfo.ch.
Në mbarë vendin, çmimi i qirave në apartamentet e sapo ndërtuara u rrit me 1.4%, ndërsa rritja e qirave në banesa ekzistuese ishte 3%. Situata dukej e ngjashme në të gjitha rajonet e Zvicrës.
Si rezultat i pandemisë, e cila pa shumë biznese dhe shitës me pakicë që u goditën fort, u njoftua një paketë e gjerë qeveritare e ndihmave e cila planifikon gjithashtu lehtësim të qirasë për qiramarrësit komercialë. Projekt-ligji do t’i bëjë pronarët e bizneseve të tilla të jenë përgjegjës për vetëm 40% të shumës së qirasë, me pjesën tjetër të zhytur nga qiradhënësi. Projekt-ligji është hedhur në konsultim deri në 4 gusht.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













