Kosova
Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin zviceran
Me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka shprehur urimet më të përzemërta popullit zviceran.
“Lidhjet tona të forta kanë themelet në kohën më të vështirë të viteve 90-ta, kur rinia e Kosovës mërgoi në Zvicër, për t’i shpëtuar regjimit gjenocidal të Serbisë së Millosheviqit. Atje gjetën strehë, punë, shkollim, e prosperitet, por nuk harruan të ndihmojnë Kosovën në çlirim, rindërtim, dhe shtetndërtim. Pikërisht kjo lidhje dhe kontribut gjithëpërfshirës – e bën Zvicrën ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës”, tha kryediplomatja e Kosovës, thuhet në njoftim, percjell albinfo.ch.
Me këtë rast ajo Ministrja ka kujtuar që Zvicra kishte qenë vendi i parë, që në Këshillin e Sigurimit zyrtarisht kishte përmendur dhe mbrojtur qëndrimin se për Kosovën nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pavarësisë.
“Diaspora jonë atje, sot kontribuon në secilin aspekt të jetës publike, ekonomike, e zhvillimore të Konfederatës Zvicerane. Kosova mburret me arritjet e diasporës sonë atje, të cilët vazhdojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet tona të veçanta”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.
Ministria e Jashtme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar e fuqizuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Zvicrën në të gjitha aspektet bilaterale.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














