Lajme
Zvicër: Sërish 181 infeksione të reja dhe tre të vdekur nga Covid-19
BAG gjithashtu bën listën e atyre personave që janë vendosur në karantinë pas hyrjes në Zvicër. Ky numër tani është 16.264
Për periudhën e 24 orëve të kaluara, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 181 infeksione të reja – saktësisht të njëjtin numër si një ditë më parë. Nërkaq të martën kishte 130 raste dhe të hënën, 65, shkruan sda.
Gjatë javës së kaluar, numri i infeksioneve kishte kapërcyer disa herë 200-shin ndërsa këtë javë duket një ulje relative, transmeton albinfo.ch. BAG raporton gjithashtu tri vdekje të reja.
Deri më tani, 1,709 njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit. Ndërsa sipas portalit ndërkombëtar worldometters regjistrohen 1984 vdekje.
Deri më tani, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë infektuar gjithsej 36.108 njerëz me koronavirus. Siç thotë BAG në raportin e vet të përditshëm, pesë persona është dashur të shtrohen në spital gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht janë 1390 persona në izolim dhe 4114 persona shtesë në karantinë, përcjell albinfo.ch. BAG gjithashtu bën listën e atyre personave që janë vendosur në karantinë pas hyrjes në Zvicër. Ky numër tani është 16.264.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















