Lajme
Bie në 128 numri i infeksioneve brenda një dite në Zvicër
Të dielën kanë qenë 200 raste, të shtunën, 253, të premten, 268 dhe të enjten e të mërkurën nga 234 raste
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot për Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit 128 infeksione të reja të konfirmuara. Kjo paraqet një rënie të konsiderueshme në raport me numrin e djeshëm dhe sidomos me numrat e gjithë javës së kaluar.
Të dielën pra ishin 200 raste, të shtunën, 253, të premten, 268 dhe të enjten e të mërkurën nga 234 raste.
Deri më tani në Zvicër janë gjithsej 38,252 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, transmeton albinfo.ch. Ndërsa nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 1.716 persona të testuar pozitivisht për Covid-1,.
5.2 për qind e testeve të realizuara për koronavirus kanë rezultuar pozitive. Gjithsej 4434 persona janë detyruar të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë.
1568 persona të infektuar kanë qëndruar në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve, përcjell albinfo.ch. 4,632 persona të tjerë, të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit, janë karantinuar. Ndërsa 16.131 njerëz ishin në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Shifrat vijnë nga 25 kantone dhe nga Lihtenshtajni.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














