Lajme
Sa vota morën partitë shqiptare në Mal të Zi?
Sipas rezultateve të parakohshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje në Mal të Zi, dy listat shqiptare në kombinim në komunën e Tuzit morën rreth 3.700 vota. Lista shqiptare “Koha është tani” rreth 3300 vota dhe lista tjetër shqiptare “Bashkë nji za” rreth 400 vota.
Krahasuar me zgjedhjet lokale që u mbajtën vitin e kaluar në komunën e Tuzit, partitë shqiptare kanë arritur të ruanin numrin e përkrahjes në vota, por jo edhe ta rrisin atë. Në zgjedhjet lokale të 2019-s blloku shqiptar kishte fituar rreth 3.690
Realisht, pas bashkimit dhe fitores të bllokut shqiptar në zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit dhe një funksionimi mjaft të mirë, duke konsideruar kohëzgjatjen dhe rrethanat, ishte e pritshme rritja e elektoratit ndaj partive shqiptare, raporton Express, përcjell Albinfo.ch.
Rikujtojmë se në zgjedhjet e djeshme parlamentare lista shqiptare “Koha është tani” (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni Tuz) ka fituar rreth 1,4% të votave – 1 mandat, ndërsa lista tjetër shqiptare “Bashkë nji za” (PD-UDSH-LDnëMZ) rreth 1,1% të votave – 1 mandat. Kjo e fundit, sipas sondazheve disa ditë para zgjedhjeve, parashikohej se nuk do të kalonte as pragun zgjedhor prej 0,7%.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












