Lajme
Cila do të jetë qasja e Dritan Abazoviqit në raport me pavarësinë e Kosovës?
Edhe pse synon arritjen e koalicionit me partitë proserbe në Mal të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç tha se pavarësia e Kosovës do të jetë e padiskutueshme.
Në një intervistë për mediat serbe, Abazoviç, i cili drejton lëvizjen ‘E zeza në të bardhë’ theksoi se ka pritje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje, përcjell Albinfo.ch.
Dritan Abazovic, kryetar i lëvizjes “E zeza në të bardhë” në Malin e Zi, u ka dhënë sot përgjigjie pyetjeve se çfarë do bëjë qeveria e re proserbe në vendin e tij me Kosovë.
Në një intervistë për gazetën serbe Kurir, Abazovic tha se pavarësia e Kosovës nuk është në diskutim dhe se ai pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje.
Rreth mundësisë që Mali i Zi ta tërheqë njohjen e pavarësisë, Abazoviç tha se do të jenë kundër dhe se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi siç u shpreh ai, kjo është çështje e kryer e nuk duhet kthyer në të kaluarën.
“Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”, tha ndër të tjera Abazoviç, i cili është faktor përcaktues në krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.
E-Diaspora
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar Vendosen monumente të Skënderbeut në tri komuna të Kalabrisë ...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut