Lajme
Ali Ahmeti u intervistua për 8 orë nga Specialja
Pas tetë orësh ka përfunduar intervistimi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, nga prokurorët e Speciales, në cilësinë e dëshmitarit.
Ahmeti është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 në mjediset e EULEX-it për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës dhe ka qëndruar aty deri në ora 17:30.
Kreu i BDI-së është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervistimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës















