Lajme
Qyteti i Cyrihut vjen me masa të reja kundër koronavirusit
Duke filluar nga e enjtja (10 shtator) bëhet e detyrueshme bartja e maskës në të gjitha zonat e aksesit publik të administratës së qytetit që kanë kontakt të rregullt me qytetarët
Në qytetin e Cyrihut, ashtu sikurse edhe në gjithë Zvicrën ka rritje të numrit të infeksioneve nga koronavirusi. Për të ndihmuar në parandalimin e infeksioneve të reja, këshilli i qytetit ka vendosur sot për marrjen e masave të mëtejshme.
Kështu, duke filluar nga e enjtja (10 shtator) bëhet e detyrueshme bartja e maskës në të gjitha zonat e aksesit publik të administratës së qytetit që kanë kontakt të rregullt me qytetarët, shkruan srf.ch. Kjo ka të bëjë, ndër të tjera me sportelet dhe sallat e institucioneve të administratës, përcjell albinfo.ch.
Popullsia do të informohet për detyrimin e ri të vënies së maskës, në hyrjet përkatëse. Nga e njëjta datë, bëhet e detyrueshme vendosja e maskës edhe në muzetë që operohen nga qyteti (Muzeu Rietberg, Helmhaus, Atelier Haller, NONAM).
Në shkollat fillore publike hyn në fuqi detyrimi për maskë për të rriturit, transmeton albinfo.ch. Gjatë mësimeve, ky detyrim zbatohet vetëm nëse distanca minimale prej 1.5 metrash nuk mund të ruhet për më shumë se 15 minuta, njofton Këshilli i Qytetit.
Po kështu, detyrimi për maskë do të vendoset për të gjithë punonjësit në spitalet e qytetit, qendrat për të moshuarit dhe qendrat e kujdesit.
Këshilli i qytetit gjithashtu i kërkon elektoratit të votojë me letër (me postë) për referendumin e 27 shtatorit. Për arsye sigurie, në dispozicion janë vetëm dy stacione votimi të pavarura nga zonat elektorale.
Kundër këtij vendimi është ngritur një ankesë e cila tashmë ndodhet në procedim në Gjykatën Administrative të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











