Kosova
Ndahet nga jeta gazetari Sulejman Gashi
Gashi ka punuar si gazetar në media të ndryshme të Kosovës e të Shqipërisë ndërsa viteve të fundit ka qenë korrespondent i RTK-së në SHBA
Pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila po vuante prej disa vitesh, është shuar sot në SHBA gazetari i njohur Sulejman Gashi.
Gashi ka punuar si gazetar në media të ndryshme të Kosovës e të Shqipërisë ndërsa viteve të fundit ka qenë korrespondent i RTK-së në SHBA.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë”, shkruan në një postim në fb, djali i të ndjerit, Drilon Gashi.
“Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.
Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












