Lajme
Mërgimtarin nga Zvicra në Kosovë gabimisht e maltretojnë në kufi
Labinot Ramadani, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, si çdo verë edhe këtë sezon preferoi të vinte në vendlindjen e tij në Kosovë për pushime. Por, me të arritur nē kufi me veturën e tij të tipit Lamborghini ai u ndalua në doganën e Morinës, pasi policia dyshonte se makina e tij ishte e vjedhur.
Oficerët e kufirit i kishin thënë atij se makina ishte denoncuar në Interpol dhe se ai do të arrestohej dhe mjeti do të mbahej i bllokuar.
Teksa kishin shkruar për verifikim në pikën doganore, Labinot Ramadani nuk u lejua më të dilte prej andej dhe u dërgua në qeli, ndërsa familja e tij për më shumë se 5 orë qëndroi në diell pa asnjë informacion.
Motra e tij, Eranda Ramadani, është shprehur se vëllai i saj makinën e zotëron prej katër vjetësh dhe ka ardhur dhe herë të tjera në Kosovë, por nuk është ndaluar.
“Stop” investigoi mbi këtë rast dhe mëson nga punonjësit e policisë së Morinit se për makinën kishte një njoftim nga Interpol Roma, por pas verifikimit rezultoi se bëhej fjalë për një lapsus, përcjell albinfo.ch.
Pas ndërhyrjes së “Stop” për Labinot Ramadanit, u zhvillua dhe seanca gjyqësore më 21 gusht, por prokurorja Vata mungoi pa asnjë njoftim zyrtar. Pak ditë më vonë, më 24 gusht, gjykata shpalli të pafajshëm Ramadanin, por makinën e tij me urdhër të prokurorit po e mbajnë ende të bllokuar, edhe pse Interpol Roma ka dërguar shkresë se mjeti nuk është i vjedhur.
Qytetari nga Kosova pas daljes nga burgu ka premtuar se do ta ndjekë çështjen e tij deri në Strasburg. “Unë nuk di çfarë të them, ju i keni parë letrat, i ka dhe avokati. Dihet e gjithë çështja, kjo makinë është e paguar me para të pastra, para me djersë dhe nuk është e vjedhur. Këto janë montazhe të këtyre për para, shkova në Kosovë, erdha në Shqipëri prapë dhe më pas më kanë kontrolluar. Ata më kanë kërkuar që të dalë nga radha dhe më kanë kërkuar dokumentet. Kjo ka qenë e përgatitur. Unë kam probleme shëndetësore, këtë vuajte që kam bërë, nuk e kanë pësuar as lopët. Këtë çështje unë nuk e lë, do ta ndjekë deri në Strasburg”, thotë Ramadani.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















