Lajme
592 libra shqip për nxënësit shqiptarë në Austri
592 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën në Austri, raporton albinfo.ch.
Tekstet janë dorëzuar tashmë te mësuesit e shkollave shqipe atje, pikërisht në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Librat iu dorëzuan kryetares së SHMSH-së “Naim Frashëri“, Miradije Berishaj, dhe një grupi mësuesish të gjuhës e kulturës shqiptare në Austri nga ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Vjenë, Dr. Roland Bimo.
“Ka tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme”, bën të ditur Qendra e botimeve për diasporën, transmeton Albinfo.ch
Ky material, sipas tyre, do të jetë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
Materiali është dērguar në Austri nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe të mbërritur përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët















