Lajme
Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, pengesë për dialog
Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës është pengesë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, pas një takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht hodhi padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019, raporton albinfo.ch.
“Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë ekzistenca e shqiptarëve është e pashmangshme.
Ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje. Kjo qasje është e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara, duhet të respektojmë të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë pjesë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta, njëjtë sikurse serbët që jetojnë në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë i kam dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën















