Lajme
Ministri Selimi bashkatdhetarët i vlerëson si ‘zë i fuqishëm i Kosovës’
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, me rastin e vizitës zyrtare në Bruksel ka takuar bashkatdhetarët shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgatë me qëllim për të bashkëbiseduar dhe për t’i informuar për veprimet dhe situatën aktuale në Kosovë.
Ministri Selimi nga afër ka dëgjuar sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen mërgimtarët shqiptarë dhe njëherësh iu është përgjigjur edhe interesimit të tyre të madh për të ditur më shumë rreth ngjarjeve, të cilat po zhvillohen në vend.
Selimi theksoi se ndihet krenar me të gjithë bashkatdhetarët tanë, duke vlerësuar lart kontributin e dhënë ndër vite për atdheun si dhe ka përshëndetur investimin që kanë bërë për fëmijët e tyre, të cilët përherë e më shumë janë duke u integruar në pozitat më të mira në shtetet ku jetojnë dhe ka falënderuar të gjithë ata të cilët sot Kosovën e shohin si vend për t’u kthyer dhe kontribuar me potencialin dhe përvojat e tyre më të mira. “Bashkatdhetarët tanë kanë qenë zë i fuqishëm i Kosovës në momentet më vendimtare, forcë kyçe e ekonomisë sonë dhe referencë e përhershme e atdhedashurisë”, tha Selimi.
Bashkëpunimi dhe koordinimi, sipas ministrit, janë dy elemente kyçe të stabilitetit dhe suksesit tonë si shqiptar kudo që jemi. Lidhjen të cilën e kemi krijuar ndër vite, sot është e pashkëputshme, prandaj edhe jemi në pozitë shumë më të avancuar.
Ministri Selimi shfrytëzoi rastin për të përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes të partive shqiptare në Luginë për të qeverisur Bujanocin, duke e parë si të arritur shumë të rëndësishme për shqiptarët atje. Ndërkohë, në Maqedoni, tha Selimi, sot kemi më shumë deputetë shqiptarë se asnjëherë më parë, derisa në Kosovë pavarësisht dallimeve politike që mund të kemi, qëllimet i kemi të përbashkëta dhe si të tilla edhe do t’i jetësojmë.
Ministri Selimi në bashkëbisedim me bashkatdhetarët i ka njoftuar edhe për punën dhe angazhimet e tij si ministër i Drejtësisë, reformat të cilat janë duke i ndërmarrë si dhe proceset e tjera të rëndësishme, të cilat synon t’i përfundojë gjatë mandatit të tij.
Po ashtu, në takim me përfaqësuesit e Organizatës Studentore “Vlera” ministri Selimi u pajtua për realizmin e një Memorandum Mirëkuptimi për mundësimin e kryerjes së praktikës për të rinjtë tanë në Përendim në Ministrinë e Drejtësisë.
Takimi me shqiptarët në Belgjikë mbetet frymëzim dhe përgjegjësi për t’u angazhuar edhe më shumë që Kosovën ta bëjmë vendin të cilin e dëshiron çdo shqiptar. Dhe jo shumë larg nga ky moment, tha Selimi, Kosova do të jetë vend i mundësive dhe perspektivës për të gjithë qytetarët e saj, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror Penalltitë nuk ishin rastësi, Zvicra kishte zhvilluar trajnim të veçantë para Botërorit... -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror













