Lajme
Fluks në farmacitë zvicerane për ilaçin “çudibërës”, ekspertët janë skeptikë
Bashkautori i studimit thotë: “Ne e kemi testuar aktivitetin e tij vetëm in vitro. Për të qenë në gjendje të nxirrnin përfundime në lidhje me efektivitetin tek njerëzit, duhet të kryhen studime klinike mbi njerëzit"
Pas lajmit të publikuar dje në lidhje me efektin që bari natyror i prodhuar në Zvicër, Echinaforce, ka treguar në kushte laboratori kundër koronavirusit, ka pasur një “sulm” në barnatoret e këtushme për të siguruar ilaçin “çudibërës”, shkruan srf.ch.
Por, kjo gjë, siç e tregon bashkautori i studimit, nuk është dhe aq e thjeshtë. Olivier Engler është shefi i virologjisë në laboratorin prestigjoz, Spiez, ku u realizua studimi, transmeton albinfo.ch. Ai thotë për srf.ch se laboratori Spiez ekzaminon barna të ndryshme për efektet e tyre antivirale, përfshirë këtu edhe efektin e barnave në koronavirusin e ri. Sipas Engler, agjenti Echinaforce ka treguar një efekt çaktivizues mbi viruset në eksperimentet laboratorike.
Por nga kjo ende nuk mund të konkludohet se ai ka këtë efekt edhe në trupin e njeriut, thotë eksperti dhe bashkautori i studimit, përcjell albinfo.ch. “Ne e kemi testuar aktivitetin e tij vetëm in vitro. Për të qenë në gjendje të nxirrnin përfundime në lidhje me efektivitetin tek njerëzit, duhet të kryhen studime klinike mbi njerëzit”, ka shtuar ai.
Për më tepër, virologu është shumë i befasuar që ilaçi Echinaforce tashmë është bërë së tepërmi i kërkuar dhe pothuajse është zhdukur nga farmacitë. Studimi nga laboratori Spiez tregon vetëm efektin në laborator dhe në një mjedis artificial. Supozimi se Echinaforce do të ndihmonte në luftimin e koronavirusin sepse ndihmon edhe në rastet e ftohjes, është një përfundim i gabuar.
Sipas Engler, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes janë shumë të ndryshme dhe nuk mund të nxirret përfundim për efektin e ilaçit kundër koronavirusit, vetëm duke u bazuar në efektin që Echinaforce ka kundër ftohjeve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














