Lajme
Kosova dhe Holanda nënshkruajnë marrëveshje për sigurimet sociale
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë qëndrimit të saj në Holandë është pritur në takim zyrtar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok.
Sipas njoftimit nga kabineti i ministres, shefja e dipomacisë kosovare Haradinaj-Stublla e njoftoi homologun holandez për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Diskutuam edhe për mungesën e liberalizimit të vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, dhe kërkova nga z.Blok që Holanda të rishikojë qëndrimin skeptik ndaj kësaj agjende. I dorëzova poashtu edhe raportin e azhurnuar të Kosovës për gjendjen në sundim të ligjit, krimin e organizuar, dhe migrimin si dhe e ftova të shkëmbejmë grupe të përbashkëta punuese në nivel ekspertësh që do të adresojnë shqetësimet e autoriteteve holandeze”, tha Haradinaj.
Bëhet e ditur se në kuadër të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, Ministrja Haradinaj Stublla me Ministrin Blok nënshkruan edhe Marrëveshjen për Sigurimet Sociale ndërmjet Kosovës dhe Holandës, që lidhet me pensionet dhe përfitimet ligjore të ndërsjella.
Marrëveshja e nënshkruar sot e shfuqizon atë midis ish-Jugosllavisë dhe Holandës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















