Lajme
Roche, me ilaç efektiv kundër pneumonisë në infeksionin Covid-19
Pacientët që janë trajtuar me Actemra ose RoActemra plus trajtim standard kishin 44 për qind më pak rrezik që të viheshin në ventilator ose të vdisnin
Kompania e madhe farmaceutike e zvicrës, Roche, me seli në Bazel, është duke bërë përparim të dukshëm në në kërkimin e një ilaçi kundër koronavirusit, shkruan srf.ch.
Medikamenti i Roche-së, me emrin Actemra, i cili tashmë është aprovuar, ka arritur efektin e dëshiruar në kurimin e pacientëve me pneumoni të lidhur me koronavirusin, transmeton albinfo.ch. Kjo është konstatuar në studimin e fazës III të EMPACTA. Actemra është në fakt një ilaç për trajtimin e artritit.
Pacientët që janë trajtuar me Actemra ose RoActemra plus trajtim standard kishin 44 për qind më pak rrezik që të viheshin në ventilator ose të vdisnin, krahasuar me pacientët që kanë marrë placebo plus trajtim standard, përcjell albinfo.ch. Gjigandi farmaceutik Basel ka njoftuar publikun sot për këtë rezultat të konstatuar.
Lajmi është befasues sepse Actemra me përbërësin aktiv tocilizumab pati rezultuar i pasuksesshëm në një studim të mëparshëm.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












