Lajme
Grenell në Kosovë: Erdha me një kuletë të madhe për Kosovën
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisē e cila ka karakter ekonomik do të ndikojë nē zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit. Kështu deklaroi emisari special i presidentit amerikan Donald Trump per Kosoven Richard Grenell i cili po qëndron në një vizitë në Prishtinë, raporton Albinfo.ch.
Pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, Grenell tha se Trump është krenar me marrëveshjen e arritur të cilën ai e quajti historike. Madje ai tha se në Kosovë ka ardhur me një kuletë të madhe si simbolikë e fondeve që do të përfitojë Kosova.
“Krijimi i vendeve të punës dhe energjia që krijohet me zhvillimin ekonomik do te ndryshojë peisazhin politik të rajonit. Që nga fillimi presidenti Trump është përpjekur të gjejë një marreveshje jo për simbolika. Sepse simbolika nuk të jep para, nuk te ushqen familjen. Kështu që duhet të ecim tutje dhe të krijojmë një rehati tek të rinjtë që duan të krijojnë familje këtu. Theksoj faktin që brenda 1 muaji edhe një ekip tjeter do të vizitojë Kosovën për studime fizibiliteti që kanë të bëjnë me vendet e punes. Për këtë kemi ardhur me këtë përbërje të ekipit pra të zbatojmë atë që e kemi shkruar”, ka theksuar Grenell, raorton Albinfo.ch
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se marrëveshja është jap i madh drejt marrëveshjes finale.
“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale. Kur arrihet marrëveshja finale unë nuk e di por jemi në përpjekjen tonë drejt marrëveshjes finale. E mbështes këndvështrimin që kjo marrëveshje nuk duhet të shihet kush çka përfiton e çka humb. Po përfiton komplet regjioni e në veçanti Kosova”, tha Hoti, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror Penalltitë nuk ishin rastësi, Zvicra kishte zhvilluar trajnim të veçantë para Botërorit... -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror















