Lajme
Të huajt në Gjermani paguhen dukshëm më pak se vendorët
Të huajt në Gjermani fitojnë mesatarisht 900 euro më pak në muaj sesa qytetarët vendas, sipas statistikave nga Agjencia Federale e Punës.
Vitin e kaluar, qytetarët gjermanë kishin të ardhura mesatare mujore prej 3,509 euro bruto, dhe të huajt 2,614 euro, që është më pak për një të katërtën, përcjell Albinfo.ch
Diferenca midis gjermanëve dhe të huajve është veçanërisht drastike kur bëhet fjalë për të sapoardhurit nga Siria, Afganistani ose Eritreja, të cilët fitojnë 1,475 euro më pak se vendasit. Në veçanti, diferenca u rrit në vitet e mëparshme, pasi në 2010 ajo arriti në 11.6 për qind, ose 317 euro.
Dallimi nuk mund t’i atribuohet vetëm arsimit, pasi ai ekziston edhe midis punëtorëve të pakualifikuar – të huajt marrin 415 euro më pak se gjermanët.
Punëtorët e pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor fitojnë 208 euro më pak në muaj, ndërsa njerëzit nga vendet e refugjatëve fitojnë 657 euro më pak në muaj. Vetëm 16 për qind e të gjithë punonjësve gjermanë punojnë në të ashtuquajturin “sektor me paga të ulëta”, ndërsa pjesa e të huajve është 37 për qind.
Sipas Agjencisë Federale të Punës, në dhjetor të vitit të kaluar, 21 milionë shtetas vendas dhe tre milionë të huaj kishin një punë me orar të plotë në Gjermani.
Qeveria gjermane shpjegon ndryshimin në pagë duke thënë se punëtorët nga jashtë shpesh kanë më pak përvojë dhe ekspertizë, dhe punësimi i më shumë të huajve gjithashtu mund të ketë një “efekt në presionin mbi pagat mesatare”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih merr pjesë në koncertin festiv të Ansamblit “Vatra” në Bülach Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mori pjesë në koncertin festiv të organizuar me rastin... -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Zvicër
-
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës Dërgesat ilegale të barnave drejt Zvicrës po vijnë gjithnjë e më shumë nga vendet e Bashkimit... -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” -
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu -
Mbi 1.000 tela elektrikë të dëmtuar në linjën Lozanë–Renens, trafiku hekurudhor i paralizuar deri të mërkurën -
Konsullata e Kosovës në Cyrih merr pjesë në koncertin festiv të Ansamblit “Vatra” në Bülach















